MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë të bëj gjatë dimrit për tensionin?

14.01.2022 - 07:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë të bëj gjatë dimrit për tensionin?

Mjeku:Minimizoni ekspozimin ndaj të ftohtit në ambiente të jashtme, Shmangni aktivitetet e rënda fizike, Vishuni trashë, Mbani doreza dhe shall kur të dilni në ambiente të ftohta, Shmangni kafeinën dhe alkolin sepse shkaktojnë humbje më të shpejtë të nxehtësisë së trupit.

Konsumoni ushqime të përshtatshme për tensionin e gjakut siç janë frutat dhe perimet. Kufizoni konsumin e kripës dhe hani më shumë produkte të bulmetit me pak yndyrë por edhe drithëra të plota, peshk, shpendë dhe arrorë. Njerëzit që punojnë në ambiente të jashtme duhet të tregojnë kujdes të lartë për të ulur rrezikun e tensionit të lartë të gjakut

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.