MENU
klinika

U gjet disa ditë pasi ishte larguar nga banesa

Çfarë tha në prani të psikologes 16 vjeçarja?

20.01.2022 - 13:01

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për 16-vjeçaren që ishte larguar nga banesa, disa ditë më parë dhe u gjet ditën e mërkurë, më datën 19 janar.

“Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe veprimet hetimore, nga shërbimet e Policisë, më datë 19.01.2022, u bë e mundur gjetja e 16-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë”, thekson Policia.

Blutë bëjnë me dije se gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj.

NJOFTIMI I PLOTE

Në lidhje me rastin e largimit nga banesa të një shtetaseje të mitur, sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga familjarët, më datë 15.01.2022, për largimin nga banesa të vajzës 16 vjeçe, menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe veprimet hetimore, nga shërbimet e Policisë, më datë 19.01.2022, u bë e mundur gjetja e 16-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë.

Gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.