MENU
klinika

Situata e belgut

Chelsea fali Lukakun, por nuk harroi gjobën e majme

05.01.2022 - 19:14

Çështja Lukaku ka krijuar shumë debate në shtëpinë e Chelsea-t. Sulmuesi ka dhënë një intervistë për Sky Sports në të cilën ka shprehur pakënaqësinë e tij me Blues dhe dëshirën për t’u kthyer tek Inter-i.

Pas përjashtimit nga ana e trajnerit Tuchel për sfidën e Premier League kundër Liverpool-it, kanë ardhur falje publike të Big Roma për tifozët e Chelsea-t, por kjo nuk i ka mjaftuar belgut për të shmangur gjobën e majme.

Në fakt, sipas Sky Sports, klubi londinez ka vendosur ta gjobisë sulmuesin më 388 mijë euro. Intervista nuk ishte miratuar nga klubi dhe për më shumë ka qenë diskretituese për klubin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas instervistës së belgut

Katër lojtarë të Chelsea kundër Lukakut