MENU
klinika

Carabao Cup

Chelsea fiton edhe në kthim në derbi, shkon në finale

12.01.2022 - 23:47

Chelsea ka fituar edhe ndeshjen e kthimit të Carabao Cup kundër Tottenham, kësaj here duke fituar 1-0 në derbi në fushën e Spurs, pasi kishte fituar takimin e parë 2-0. Blutë e Londrës do të presin në finale fituesin e ciftit Liverpool-Arsenal.

Golin që vendosi fatet e sfidës në Tottenham Stadium e shënoi Antonio Rudiger që në pjesën e parë. Në fillimin e së dytës vendasve iu anulua fillimisht një gol për offside nga VAR dhe më pas një penallti.

Edhe pse u përpoq Tottenhami i Contes e kishte të vështirë të bënte diçka dhe në fund i duhej të këanqej thjeshtë me pjesëmarrjen në gjysmëfinale. Sfida tjetër gjysëmfinale e këtij kompeticioni është ajo mes Liverpoolit dhe Arsenalit.