MENU
klinika

Braziliani i paqëndrueshëm në lidhje

Cilat ishin të dashurat e Neymar dhe aktualja

27.01.2022 - 20:42

Neymar është njëri prej futbollistëve më të famshëm në botë jo vetëm sepse është ndër më të mirët në fushë, por lakohet shpesh edhe për jetën e tij jashtë futbollit.

Sulmuesi i Brazilit dhe Paris Saint-Germainit njihet për lidhje të shumta dashurie me modele të ndryshme dhe ai është baba i një fëmije. Neymar, i cili e ka një djalë të quajtur Davi me ish të dashurën e vet Carolina Dantas, tha në 2015-n se ëndërron ta gjejë gruan e duhur dhe ta martohet në kishë.

“Do të doja ta takoj një grua, të martohem dhe të kem fëmijë. Është diçka për të cilën kam folur me miqtë, ëndërroj të martohem në kishë”, – pati thënë braziliani.

Por në dekadën e fundit në majat e futbollit botëror, Neymar ka kaluar shumë kohë duke u argëtuar nëpër pub-e dhe ka pasur lidhje të ndryshme dashurie.

Carolina Dantas (2010 – 2011) – Sa ishte ende te Santos, Neymar u takua me Carolina-n, me të cilën qëndroi në lidhje vetëm 12 muaj. Pak muaj pas ndarjes, ata mirëpritën një djalë, të quajtur Davi Lucca, në gusht 2011.

Jhenny Andrade (2015) – Neymar dhe vajza e kafazit të UFC-së, Jhenny Andrade, u përfolën si çift për herë të parë në vitin 2015, kur u panë në një event të Vitit të Ri në Neë York. Por lidhja e tyre zgjati vetëm disa muaj para se të ndaheshin më 2015-n. Jhenny u pa në dy ndeshje të Neymar në atë kohë.

Bruna Marquezine (2012 – 2018) – Neymar dhe aktorja Bruna Marquezine u takuan në karnavalet e Rio de Janiero më 2012 dhe filluan një lidhje dashuri menjëherë. Ata u ndanë në vitin 2013 shkurtimisht dhe u pajtuan me njëri-tjetrin në prag të Kupës së Botës 2014.

Në atë që mund të cilësohet si lidhja më e gjatë e dashurisë e Neymar, braziliani u nda nga aktorja përsëri në vitin 2016, para se t’i jepte fund përfundimisht marrëdhënies me të në vitin 2018.

Natalia Barulich (2020) – Neymar tani është në lidhje me modelen Natalia Barulich, të cilën për herë të parë e kishte takuar kur i dashuri i saj në atë kohë, këngëtari kolumbian Maluma, kishte kënduar në ditëlindjen e 26-të të brazilianit.

Natalia dhe Maluma u ndanë në vitin 2019. Në shkurt të vitit 2020 Natalia e pranoi se është në lidhje me Neymar, por e mohoi se braziliani ishte arsyeja e ndarjes së saj me Maluman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN