MENU
klinika

Premier League, Java 23

City ndalet pas 12 fitoreve, Brojës i anulohet gol

22.01.2022 - 21:31

Pas 12 fitoreve radhazi në Premier, ndalet Manchester City. Qytetarët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Southampton, madje kryesuesit shmangën humbjen, pasi vendasit kaluan të parët në avantazh.

Armando Broja tregoi për Southamtpon se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë. Në minutën e 23’ ai tregoi me një shpërthim të tijin të gjithë talentin që ka, duke shkuar drejt portës dhe duke dërguar topin me qetësi, në rrjetë.

Por festa e tij zgjati vetëm pak sekonda, pasi sulmuesi kuqezi u sinjalizua në pozicion jashtë loje dhe goli iu anulua, Megjithatë, ai mori duartrokitjet e publikut të Southampton për të cilin ai është kthyer në një nga emrat më të dashur.

Në pjesën e dytë, miqtë barazuan me Laporte në 65’. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por asnjë prej dy ekipeve nuk arriti të shënojë. Gjithsesi, City mban kreun, ndërsa Southamtpon në mes të renditjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN