MENU
klinika

Në rang global

Çmimet arrijnë nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit

14.01.2022 - 17:29

Në vitin 2021, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit në rang global arriti nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit, pavarësisht nga një rënie e vogël në dhjetor.

Në këtë vit Indeksi i Çmimeve kapi vlerën 125.7 pikë, me një rritje prej 28.1% më shumë se një vit më parë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO njofton se indeksi i Çmimeve të Ushqimit në rang global ka pësuar një rënie me 0.9% në muajin dhjetor 2021.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të ishte mesatarisht 133.7 pikë në dhjetor 2021, 1.2 pikë më poshtë nga nëntori. Ndërkohë ka pasur një rritje me 23% nga dhjetori 2020.

Çmimet e vajrave bimore dhe sheqerit ranë ndjeshëm nga muaji në muaj. I vetmi produkt që pësoi një rritje me 1.8% në dhjetor ishte qumështi.

Çmimet e ushqimeve në muajin dhjetor dhe krahasimi me vitin 2020:

Indeksi i çmimeve të drithërave ishte mesatarisht 140.5 pikë në dhjetor, me një ulje prej 0.6% nga nëntori. Për vitin 2021 në tërësi, indeksi i çmimeve të drithërave ishte mesatarisht 131,2 pikë, 27.2% më shumë nga viti 2020 dhe mesatarja më e lartë vjetore e regjistruar që nga viti 2012.
Indeksi i çmimit të orizit gjithashtu u ul në dhjetor. Orizi regjistroi një rënie të çmimeve në vitin 2021, 4% nën nivelet e vitit 2020.
Indeksi i çmimeve të vajit ishte mesatarisht 178.5 pikë në dhjetor, duke rënë 6.1 pikë ose 3.3% nga nivelet më të larta rekord të fundit.
Indeksi i çmimeve të qumështit ishte mesatarisht 128.2 pikë në dhjetor, 1.8% më shumë nga nëntori dhe 17.4% mbi vlerën e tij në dhjetor 2020. Në vitin 2021, Indeksi i Çmimeve të Qumështit ishte mesatarisht 119.0 pikë, 16.9 % më shumë nga viti 2020.
Indeksi i çmimeve të mishit rezultoi mesatarisht 111.3 pikë në dhjetor, duke ndryshuar pak nga nëntori dhe 17.4 për qind mbi vlerën e tij të një viti më parë. Në 2021, çmimi i mishit ka pësuar një rritje me 12.7% nga viti 2020.
Indeksi i Çmimeve të Sheqerit rezultoi mesatarisht 116.4 pikë në dhjetor, 3.1% më i ulët nga nëntori dhe niveli më i ulët në pesë muaj. Por, Indeksi i Çmimeve të Sheqerit ka rezultuar me një rritje prej 37.5% nga viti 2020 dhe më i larti që nga viti 2016.