MENU
klinika

U përfolën për martesë

Ç’po ndodh me romancën e Kendall Jenner dhe Devin Booker?

21.01.2022 - 14:22

Modelja bukuroshe Kendall Jenner po bën më shumë se një vit e lumtur në krahët e partnerit të saj të ri, Devin Booker.

Ata e kaluan mbrëmjen e Vitit të Ri së bashku dhe familja e Kendall thotë vetëm fjalë të mira për Booker.

Të paktën kështu thonë burimet! Familjarët mendojnë se Devin është djalë shumë i zgjuar dhe i talentuar dhe është personi perfekt që i shkon për shtat Kendall.

“Familja e saj e do atë dhe e di se sa të mirë janë për njëri-tjetrin. Atyre u pëlqen ta kenë Devin pranë dhe e kanë mirëpritur me krahë hapur. Atyre u pëlqen ta shohin Kendall-in kaq të lumtur me dikë që nxjerr në pah Më e mira në të. Është emocionuese për të gjithë ta shohin atë në një marrëdhënie kaq të shkëlqyer.”,- ka thë burimi.

Madje, së fundmi është mësuar se ata kanë rënë kokë e këmbë në dashuri me njëri-tjetrin sa nuk është habi të kemi një propozim!

Kendall dhe Devin kuptohen mjaft mirë dhe janë të lirshëm me njëri-tjetrin. Fakti që mund të jenë vetvetja është diçka pozitive për lidhjen e tyre, që i bashkon akoma më shumë.

Madje, për disa kohë u përfol se ata mund edhe të ishin martuar, thashetheme që në fakt nuk rezultuan të vërteta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Familja Kardashian-Jenner, gjithë surpriza

Kendall Jenner ka një vëlla binjak?

Për të gjithë ju që vuani nga ankthi

Kendall Jenner ka një mesazh motivues