MENU
klinika

"Ke ardhur duke qarë këtu brenda se nuk të zgjodha"

Debat i ashpër midis Eltionit dhe Ilirit

13.01.2022 - 08:25

Debati mes Eltonit dhe Ilirit duket se vijon ende ndërsa ky i fundit zgjodhi ta çojë në nominim së bashku me veten dhe Arbrin. Debati midis tyre ka nisur, pasi Eltoni pretendon se Iliri nuk e ka ndihmuar në një audicion dhe nuk i ndihmon shqiptarët.

Ditën e sotme, Iliri dhe Eltoni kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar tonet e ashpra. Eltoni e cilësoi si zero dhe i tha të “rrijë urtë”, ndërsa Iliri i kërkoi të masë fjalët dhe i përmendi sërish të kaluarën.

Ilir: Si bythë turtulli, vetëm llap llap llap.

Eltion: Ti për mua je zero.

Ilir: Një njeri që i vendos grada vetes, për mua është baras me zero. Ti je një nga ata.

Eltion: Bravo. Ik e flej tani.

Ilir:  Ti mua ik e flej, vazhdo…

Eltion: Rri urtë pra.

Ilir: Ti më thua mua rri urtë?

Eltion: Është më mirë.

Ilir: Ule tonin, fjalët mati me mua.Vetëm llap si b*thë turtulliNuk kam ardhur të kërkoj punë tek ty, ndoshta ke ardhur ti tek mua. Ke ardhur duke qarë këtu brenda se nuk të kisha zgjedh.

Eltion: E kisha për vlerësimin që i bën shqiptarëve.