MENU
klinika

Prodani: Manipulim listash

Dështojnë zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës

24.01.2022 - 17:32

Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Arsyeja për dështimin e mbledhjes, e cila duhet të mbahej në orën 15:00, është mungesa e kuorumit dhe janë shtuar edhe 20 votues anonimë, duke përjashtuar kështu nga mbledhja shoqatat legjitime të Tiranës.

Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës kanë deklaruar se FSHF ka prodhuar lista fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve, një akt i dënueshëm penalisht.

Kandidati për Shoqatën e Futbollit Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani, ka denoncuar skandalin me manipulimin e listave të votimit. Në një dalje për mediat pas dështimit të mbledhjes për shkak të mungesës së kuorumit, Prodani theksoi se i gjithë organizimi i bërë nga Federata është në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.

“Ka manipulim të listave, nuk na është dhënë numri i delegatëve. Nuk mund të shkosh në votime pa ditur se kush voton për ty. Qëllimi është shumë i qartë për të manipuluar listat e delegatëve Mbledhja drejtohet nga njerëz të federatës dhe nuk duhej të bëhej në këtë godinë. Është njësoj sikur mbledhjet e Federatës së Futbollit të bëhen në UEFA.

Kishte fytyra që ne nuk i kishim parë asnjëherë. Asamble tërësisht e manipuluar. Shoqata nuk ka staf, i gjithë organizimi është bërë nga federata në konflikt të pastër interesi.

Nuk mund të marrim pjesë në një Asamble në të cilën është e mbushur salla me njerëz që nuk e dimë nga vijnë, ndryshe do ishte që të bëheshim ortak në këtë estradë. Jemi 41 shoqata, aty ishin 67 anëtare”, tha Prodrani.