MENU
klinika

Ministrja Kushi: Do ketë penalitete

Dhuna në futboll, Qeveria miraton një VKM

26.01.2022 - 15:07

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një VKM që lidhet me përcaktimin e masave të sigurisë dhe përgjegjësitë për aktivitetet sportive dhe vecanërisht për rastet e dhunës në ndeshjet e futbollit.

Ministrja Kushi tha se është e nevojshme të përmirësohet kuadri nënligjor që të parandalohen fenomenet e dhunës në sport.

“Vendimi i dytë që morëm sot është në fushën e sportit e lidhet me përcaktimin e masave të sigurisë dhe përgjegjësitë për aktivitetet sportive dhe veçanërisht për ndeshjet e futbollit.

Të gjithë e dimë që sporti është e drejtë kushtetuese dhe i gjithë legjistlacioni është hartuar që të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Në ligjin për sportin është parashikuar shumë qartë që të jetë gjithëpërfshirës për gjithë qytetarët.

Është bërë fenomen global dhuna në aktivitetet sportive, veçanërisht në ndeshjet e futbollit cënon integritetin e sportit dhe misionit që ai ka argëtues dhe edukativ.

Është e nevojshme të përmirësohet kuadri nënligjor që të parandalohen fenomenet e dhunës në sport. Vitet e fundit ka përmirësime sidomos sa i takon reduktuimit të dhunës midis lojtarëve në fushën e lojës, por problem mbetet dhuna nga tribuna drejt lojtarëve apo dhuna e konfliktet fizike mes vetë tifozëve.

Për këtë arsye, rdhe pse shpesh komisionet e disiplinës kanë reaguar edhe në penalitete për lojtarët për ekipet deri në realizimin e ndeshjeve pa tifozë, përmes vendimit që ne miratuam sot, kemi parashikuar të gjitha përgjegjësitë e institicioneve, procedurat që duhet të ndjekin për çdo element të aktiviteteve sportive dhe penalitetet që duhet ndërmarrë për raste të veçanta” – tha ministrja Kushi.