MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Dinamo dhe Partizani lënë llogaritë për sfidën e kthimit

27.01.2022 - 19:46

Mes Dinamos dhe Partizanit nuk ka fitues në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, e luajtur në stadiumin “Air Albania” dhe e përfunduar në barazim 1-1. Derbi pati ritëm dhe emocione, por gjysmëfinalisti mes këtyre dy ekipe do të vendoset pas dy javësh.

Tedi Cara gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, pas një pasigurie të portierit Simoni, i cili nuk kontrolloi siç duhej një gjuajtje të Herald Markut nga distanca. Aty përfitoi sulmuesi që kaloi në avantazh “demat e kuq”.

Dinamo do të barazonte në minutën e 43-të. Blutë përfituan një penallti pas faullit të Bitrit ndaj Bardhit dhe Agim Ibraimi u tregua i saktë nga pika e bardhë. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Mala pati një rast të artë në minutën e 58-të, por futbollisti i Partizanit e mori keq topin dhe për pasojë nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Të dyja skuadrat luajtën hapur deri në fund për ta fituar ndeshjen dhe pati edhe raste të tjera, por nuk pati më gola, me sfidën që përfundon 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN