Bëhet fjalë për vitin e largët 1896, periudhë kur vendi ynë ishte ende nën sundimin Osman.
Në Durrës përveç shkollës “turke” – kjo, shtetërore, – gjendej dhe ajo “greke”, shkollë që ishte nën ndikimin e kishës ortodokse, ndërsa ajo italiane do të hapej në vitet e para të shekullit të kaluar.
Në kërkimet e mia arrita të gjej një diplomë e vitit 1896, që është njësuar me origjinalin në vitet e mëvonshme mbas pavarsisë.
Ajo që vlen të veçohet është kurikula që nxënësit e Durrësit studionin.
Në të do shohim lëndë si: mësimi i Kuranit, gjuhët Arabisht, Persisht, Turqisht, aritmetikë, gjeometri, gjeografi, histori, hartim, bukurshkrim etj. Pra, mësimet bazë për arsimin, në Durrës ishin të mjaftueshme për kohën.
Më poshtë, transkriptimi i diplomës:
”Vërtetojm se Z. Shahin Cungu mbaroj shkollën qytetse të Durrësit me numrat e sipër-rrëfymun e ju dha kjo diplomë, me shkollë – vleftje të mirë.
Durrës Korik 1896.
Mësuesi i parë i shkollës qytetse të Durrësit
Hakik Hulusi
Ndëgjusë
Ali Neki
Mësuesi i dytë
Mehmet Qerim
Ndëgjusë i shkollës fillore
Jusuf
Ndëgjusë nënpunës i amzës Durrësit
Ismail Hakki”
Nga: Aleksandër Cangonja