MENU
klinika

Einxhel i shpreh dashurinë

DJ Dagz lë shtëpinë e Big Brother Vip

19.01.2022 - 11:30

Sot gjatë spektaklit u vendos zinxhiri i shpëtimit dhe në fund ngelën Einxhel dhe DJ Dagz.

DJ Dagz u eleminua.

Einxhel reagoi shumë keq kur dolën të dy bashkë. Ajo u ndje realisht shumë e zhgënjyer sidomos nga Beatrix dhe tha se njerëzit bëjnë sikur i duan, kur në fakt nuk i shpëtojnë asnjëherë.

Kur Dj Dagz u largua ajo i tha me plotë gojën: Të dua shumë dhe banorët brohoritën.

Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj janë komentuar shumë ditët e fundit për shkak të debateve të shumta që kanë patur me njeri-tjetrin.

Ata janë përplasur sërish fill pas leximit të zarfit të bardhë, i cili u dërgua në shtëpinë e “Big Brother”.

Ata janë kapur për faktin se Donaldi fillimisht e konsideronte si lojtare të fortë, ndërsa ai më pas i tha se ajo i jep pikë Ilirit.

Einxhel këtë e quan fallcitet të Donaldit, që nuk është treguar i sinqertë. Ajo në një moment në klip përmendi faktin se ata kanë pasur një mosmarrëveshje jashtë.

Ai i tha se e do jashtë shtëpisë, sepse ndikon në lojën e tij aty brenda.