MENU
klinika

Australian Open

Djokovic izolohet në hotel, Nadal: Turneu, më i madh se ai

15.01.2022 - 14:23

Tenisti serb Novak Djokovic është rikthyer sërish në izolim në hotelin për emigrantë, ku qëndroi për 4 ditë pas zbarkimit në Melbourne, në fillim të janarit. Ende nuk dihet nëse numri 1 në botë për meshkuj do të luajë në Australian Open (është kampion në fuqi), apo jo.

Atij i është anuluar dy herë viza hyrëse nga autoritetet australiane (nuk ka kryer vaksinën, e detyrueshme për të luajtur dhe ka shkelur karantinën) edhe pse një herë arriti të fitojë në gjykatë. Sipas mediave vendase, çështja do të zgjidhet përfundimisht nga Gjykata Supreme.

Ajo do të mblidhet mëngjesin e së dielës (mesnatën e sotme më orën shqiptare), me 3 gjykatës që do të marrin vendimin. Ndërkohë, mësohet se dy persona mbikqyrin Djokovic gjatë kohës që qëndron në hotel, ku janë akomoduar edhe 33 emigrantë të tjerë me probleme të ndryshme.

djokovic nadal
djokovic nadal

Situata që ka shoqëruar këto ditë Novak Djokovic ka kaluar çdo kufi, aq sa është kthyer në bezdisje për tenistët e tjerë. Së fundmi mbi këtë temë ka reaguar edhe Rafael Nadal:

“Për të qenë i sinqertë jam pak i lodhur kjo që po ndodh, Australian Open shumë më e rëndësishme se çdo tenis. Nëse në fund do të luaj, ok, nëse jo, Australian Open do të jetë sërish një turne i madh”, u shpreh ndër të tjera tenisti spanjoll, i cili ndryshe nga Djokovic është i vaksinuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN