MENU
klinika

“Ishte shaka, u kënaqa”

Doli para gjykatës për protestën në PD, reagon Stresi pas lirimit

13.01.2022 - 08:23

Sot dolën para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë 34 personat e arrestuar në protestën e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Mes tyre edhe reperi Stresi, i cili u fotografua i buzëqeshur.

Sakaq, pas lirimit, reperi ka reaguar në rrjetet sociale.Përmes një videoje, ai i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e panumërta dhe mbështetjen që i kanë dhënë.

“Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë. Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Iu përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur.“, shprehet reperi.

 

Kujtojmë që në këtë protestë kishte akte të shumta dhune dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale për të shpërndarë turmën, ku pas ndërhyrjes 34 persona u arrestuan.