MENU
klinika

“Mua më ke këtu brenda”

Donaldi flet për Beatrix me Egzonën

11.01.2022 - 15:27

Mbrëmjen e djeshme, Donald Veshaj duket se ishte mjaft i nervouar me sjelljen e partneres së tij, Beatrix Ramosaj dhe këtë shqetësim ai ka vendosur ta ndajë me banoren e re të shtëpisë, Egzonën.

Gjatë bisedës me moderatoren e njohur kosovare, Donaldi ka thënë se është bezdisur nga deklarata e Beatrix ku u shpreh se do të dilte nga programi nëse largohej dhe Dj Dagz.

“Ditën që mbaroi ‘PRIME’, Beatrix i tha Dagzit se do të dilte nga shtëpia nëse ai do të eleminohej”, tha aktori teksa përsëriste fjalët e saj. “Po si mund të dalë ajo kur më ka mua këtu brenda? Unë mundohem mos t’ia bëj gjërat e mëdha, ta le njëçikë. I pyesja non-stop ‘ça ke’.”-u shpreh ai i revoltuar.

Rikujtojmë se këtë shqetësim, Donaldi e ka diskutuar dhe me vetë Beatrix, duke i theksuar se gara është vetëm një lojë.

Beatrix Ramosaj: Pse je me nerva?

Donald Veshaj: The që do dal

Beatrix Ramosaj: Nuk thashë, jo jeta nuk thashë ashtu

Donald Veshaj: E ke thënë dhe herë tjetër, që po doli Dagz do iki pas tij

Beatrix Ramosaj: Më fal o jeta

Donald Veshaj: E kam për ty që të mos mërzitesh, është lojë. Dua të dal dhe unë pas teje, po qetësohu.