MENU
klinika

Pandemia në Kosovë

Drejtori i Klinikës Infektive: Po presim valën e re

22.01.2022 - 09:40

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj deklaroi se Kosova është në fillim të një vale të re. Ai tha se të vaksinuarit edhe nëse infektohen me Covid-19 manifestojnë një formë klinike më të lehtë.

Madje, doktor Vishaj pohoi se pasojat që lenë virusi te njerëzit janë të riparueshme ndërsa për disa duhet kohë më e gjatë pas trajtimit.

“Të vaksinuarit i kemi vërejtur se edhe nëse infektohen ata manifestojnë një formë klinike më të lehtë dhe qëllimi i vaksinës është që të mos ndodh infeksioni. Por edhe nëse ndodh që të manifestohet forma me kuadër klinik më të lehtë dhe të parandalohet spitalizimi dhe forma shumë e rëndë e sëmundjes. Pasojat që lënë virusi disa janë të riparueshme për një kohë më të shpejtë disa duhet kohë më e gjatë dhe ne jemi të bindur se me vaksinim këto pasoja do të jenë të një niveli më të ulët. Dashtë Zoti të mos rritet numri i vdekjeve. Ne veç jemi në fillimin e një vale të re”, tha ai.

Rritja rekorde e rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ashpërsojë masat.