MENU
klinika

“E dëgjoi e gjithë Durrësi”

Duka pas tritolit në shtëpi: Uroj të jetë rastësi!

25.01.2022 - 00:14

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e tij në Durrës. Ai ka deklaruar se është i shokuar teksa ka theksuar se në banesë kanë qenë e gjithë familja e tij dhe se shpërthimin e ka dëgjuar i gjithë Durrësi.

Duka: Nuk kam mundësi të jap deklarata. Jam shokuar. Nuk e kam idenë. E ka dëgjuar gjithë Durrësi më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë.

Pyetje: Kush ka qenë në banesë?

Duka: Familja ime, djali, gruaja. Uroj të jetë rastësi.

Pyetje: A ka dëmtime në njerëz?

Duka: Jo nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa por shpërthimi është i madh. I kam filmimet. Duket një njeri me kapuc që është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin te mekanizmi i hapjes. Këto hetues janë të gjithë të aftë dhe maksimumi deri nesër do t’ju bëjnë të ditur se kush është.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN