MENU
klinika

Falënderime për…

Einxhel flet pas operacionit, a do të rikthehet në shtëpi?

29.01.2022 - 11:27

Incidenti i Einxhel, ku ajo theu krahun teksa luante në shtëpi, u diskutua edhe në spektaklin e djeshëm të “Big Brother VIP”.

Para se të diskutonte me banorët, moderatorja Arbana Osmani tregoi, se operacioni ka përfunduar me sukses, ashtu siç ka mësuar më herët News31.

Banorët treguan se shumë prej tyre fillimisht nuk e kishin marrë seriozisht, por më pas e kishin kuptuar se nuk ishte aspak një shaka.

Pas kësaj, Arbana u lidh me Einxhelin, e cila është ende në spital, nën kujdesin e mjekëve pas ndërhyrjes.

“Jam shumë mirë”, tha moderatorja, nga dhoma e spitalit.

Ajo tregoi se nuk ishte faji i banorëve që nuk e kishin marrë seriozisht, pasi ishte vetë ajo që nuk donte të hapte panik, duke mos bërë askënd merak, as familjarët që e shihnin nga ekrani.

Einxhel i falënderoi banorët për shërbimin dhe tha se janë shumë humanë, e se nuk kishte dyshim për këtë.

Sakaq, mjekët do të vendosin se nëse ajo do të rikthehet në shtëpi, megjithatë Arbana i pyeti banorët nëse ata pranojnë të rikthehet, meqë do të duhet të kujdesen.

Ata pa hezituar thanë “Po”, duke i uruar shërim të shpejtë Einxhelit.