MENU
klinika

Pamjet

Einxhel përfshihet në një incident duke luajtur në “Big Brother VIP”

28.01.2022 - 12:02

Mbrëmjen e djeshme Einxhel është përfshirë në një incident brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa po luante me Ilirin, ajo është rrëzuar dhe ka vrarë krahun. Ndonëse fillimisht e morën me të qeshura të gjithë banorët iu gjendën pranë kur Einxhel nuk po lëvizte e po qante duke thënë se e ka thyer.

Është dashur ndërhyrja e mjekëve për të parë gjendjen e saj. Fatmirësisht nuk bëhej fjalë për thyerje. Megjithatë, ajo ka qëndruar e shtrirë në shtratë teksa banorët janë munduar ta bëjnë për të qeshur.