MENU
klinika

I plotëson dëshirën

Elgit Doda vjen me këngën e re dedikuar Monika Lubonjës

11.01.2022 - 15:29

Konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” Monika Lubonja gjithmonë krijon momente humoristike dhe të qeshura pafund, kur bëhet fjalë “historinë” e saj me pilotin e parashutave dhe droneve që u vijnë banorëve për t’i surprizuar.

Një ndër to ka qenë situata e krijuar së fundmi gjatë një darke në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Aktorja e njohur i drejtohet nëpërmjet kamerave këngëtarit Elgit Doda dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj. Ajo i thotë që ka një kërkesë, që konsiston në krijimin e një kënge për të dhe pilotin.

“Mirëmbrëma Elgit, mirëmbrëma dhe ti Romeo. Si jeni në rradhë të parë? Besoj që jeni shumë mirë. Tani, kjo gota është për ju, do ta kthej me fund për ju. Por mos harroni qëllimin: këngën për mua.

Pra, piloti, shtëpia, trëndafili dhe Monika”- ka thënë ajo teksa ka ngritur dollinë.

Ndërkohë, Elgit Doda duket se e ka marrë mesazhin e Monikës dhe e ka ripostuar videone kërkesës së saj në një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram”.

Mirëpo, ajo çfarë na ka bërë më shumë përshtypje ka qenë pikërisht ‘story’ pasardhës, në të cilën këngëtari ka publikuar një ‘folder’, i titulluar “Piloti”.

Mbi foton e postuar, ai shkruan: “U kry si këngë”.

Mesa duket, pas hitit të tij “Toxic Love”, një tjetër këngë e lidhur me emisionin do të bëhet e preferuara e shqiptarëve!

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?