MENU
klinika

Moti i keq/ Ministri i Mbrojtjes flet mbi gjendjen e rrugëve

“Emergjencat civile të gatshëm në të gjithë territorin!”

23.01.2022 - 14:11

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “pavarësisht temperaturave ekstreme, strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me komunitetet kanë bërë që këto ditë të kalojnë pa problematika”.

“Sipas informacioneve të marra nga emergjencat civile në disa akse rrugore në qarkun e Dibrës vijon kalimi më zinxhirë, veçanërisht në bypassin e rrugës së Arbrit, në aksin Ura e Çerenecit-Klenjë, apo Trebisht-Doganë. Po ashtu me zinxhirë lëvizet edhe në segmentin Lunik-Klenjë, të aksit rrugor Librazhd-Sterblevë”, theksoi Peleshi në një postim, ku publikoi edhe foto nga puna e emergjencave civile.

“Në aksin Bogë – Qafë Thore – Theth, ku temperatura gjatë natës ka arritur deri ne -18°C, vazhdon puna për pastrimin e borës”, shtoi Peleshi.

“Temperaturat do të vazhdojnë të jenë nën 0 në orët në vijim, u bëjmë thirrje qytetareve që të ndjekin këshillat e autoriteteve në çdo situatë. Strukturat e emergjencave civile në vend janë të gatshëm në të gjithë territorin”, tha Peleshi.