MENU
klinika

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

EMRAT/ Kush janë disa nga kandidatët e caktuar nga Partia Socialiste

28.01.2022 - 19:59

Zbulohen disa nga emrat e caktuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars disa bashki të vendit.

Në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt sot pasdite është vendosur që në bashkinë e Dibrës të kandidojë Rrahman Spahiu, kandidati socialist në Vorë do të jetë Blerim Shera dhe në Rrogozhinë Edison Memolla.

Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e selisë rozë. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë pritet të caktohen emrat e kandidatëve për 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

Kujtojmë që tetë ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi caktimin e 6 marsit për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më 17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.