MENU
klinika

Rritje për energjinë

Enti Rregullator çmim për prodhuesit

21.01.2022 - 14:03

Qeveria shqiptare do ta blejë më shtrenjtë energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, në raport me një vit më parë. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimin për vitin 2022, ku sipas vendimit çdo kwh i prodhuar do të blihet me 8.5652 lekë, apo 1.1172 lekë më shumë se viti 2021, ku ky çmim ishte 7.448 lekë/kwh.

Ndërkaq, në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, saktësohet se ky çmim mund të ndryshojë me publikimin e raportit vjetor të Bursës Hungareze të Energjisë (HUPX), si dhe publikimet e Bankës së Shqipërisë për kursin e këmbimit Lekë/EURO, pasi këto të dhëna janë pjesë e formulës së përllogaritjes së çmimit.

Rreth 2 vjet më parë qeveria vendosi ndryshimin e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.3 në 1.2, një koeficient që është pjesë e metodologjisë mbi bazën e së cilës përllogaritet çmimi vjetor me të cilin hidrocentralet deri në 15 MW shesin energjinë elektrike, një vendim që u kundërshtuar nga prodhuesit e energjisë elektrike.

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme, që përfaqëson mbajtësit e kontratave koncesionare deklaroi se ky ndryshim është një goditje për investimet e kryera në këtë sektor, ndërkohë që paralelisht cenohet edhe siguria juridike e kontratave koncesionare. Ndërkaq, teksa rritja e çmimit me të cilin do të blihet energjia sivjet është një lajm i keq për financat publike, për prodhuesit e përparësi përkthehet në më shumë përfitime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Plani i qeverisë pozitiv, por i pamjaftueshëm"

DW/ Ekspertët: Kriza e COVID-19 rrezikon ekonominë