MENU
klinika

"Ju kam sjellë dashurinë e miliona zemrave të popullit të Turqisë"

Erdogan: Gëzimi dhe hidhërimi i Shqipërisë, janë edhe tonat

17.01.2022 - 13:55

Nga Laçi, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se ka sjellë në Shqipëri përshëndetjen dhe dashurinë e miliona turqve.

Teksa u shpreh i lumtur që ndodhet në Shqipëri, Erdogan theksoi se gëzimi dhe hidhërimi i Shqipërisë janë edhe të Turqisë.

Dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e popullit të Turqisë.

Ju kam sjellë edhe përshëndetjet e vëllezërve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin bashkë me ju.

Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë, për vëllezërit dhe motrat shqiptare.

Dua ta theksoj faktin se jam i lumtur që ndodhem këtu me rastin e kësaj ceremonie dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve.

Gëzim i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë.

Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtën si tonën.

Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më parë, tërmetet e ndodhur në Shqipëri na lënduan zemrat tona, njësoj si zemrat e shqiptarëve”, tha Erdogan.