MENU
klinika

"Ai nuk mund të jetë fytyra e PD-së"

Escobar i prerë: Nuk do të bashkëpunojmë me Berishën!

27.01.2022 - 21:38

I dërguar i presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka thënë qartë se nëse ish-kryeministri shqiptari Sali Berisha vjen në krye të Partisë Demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bashkëpunojnë me të.

Sipas tij nuk është normale që një person i akuzuar për korrupsion të jetë në krye të një partie.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, tha ai në një intervistë të dhënë për për Gazetën Online Reporteri.net.