MENU
klinika

Elbasan

Fëmija 3-vjeçar ndërron jetë në spital

19.01.2022 - 11:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një fëmijë 3-vjeçar, i cili kishte shkuar në spital me temperaturë të lartë.

Foshnja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga bronkopneumonia.

Fëmija ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit. Nuk ka ende detaje lidhur me ngjarjen e rëndë ndërsa pritet që autoritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes.