MENU
klinika

Conference League

Finalja në Tiranë, takim i UEFA-s dhe Qeverisë

17.01.2022 - 14:10

Një takim me përfaqësues të nivelit të lartë do të zhvillohet në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për finalen e UEFA Europa Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj 2022.

Pas vizitës së ekspertëve të sigurisë të UEFA-s pak ditë më parë, një tjetër delegacion i UEFA-s mbërrin në fillim të javës në kryeqytet për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe vendore me temat kryesore çështjet e mobilitetit e transportit si edhe të sigurisë publike në Tiranë.

Delegacioni i radhës i UEFA-s do të pritet të martën paradite në Kryeministri në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zv.kreytar i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në këtë takim do të diskutohet gjithashtu për çështje të transportit publik, kapacitetet aeroportuale, kapacitetet pritëse në të gjitha pikat e hyrje-daljeve kufitare të Shqipërisë, sigurinë në stadiume dhe sigurinë publike në tërësi para dhe pas finales së UEFA Europa Conference League.

Grupet inspektuese të UEFA-s kanë parashikuar vizita të tjera në kuadër të finales së UEFA Conference League edhe në muajt shkurt dhe mars për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me akomodimin, infrastrukturën, tifozerinë, aspekte teknike të finales, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN