Aktori i njohur i “Portokalli”, Florjan Binaj, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të bukur dhe surprizues për të gjithë. Ai ka bërë me dije se është bërë baba sërish dhe në jetë ka ardhur një vogëlushe.
Florjan Binaj e ka dhënë këtë lajm me anë të një postimi në llogarunë e tij të “Instagram” , ku ka publikuar një foto të një dore të vogël, duke e shoqëruar me një këngë të vjetër polifonike. Në mbishkrimin e vendosur prej tij, tëksa falenderoi stafin e martenitetit dhe uroi një jetë të gjatë për vogëlushen e tij, ai ka zbuluar gjithashtu dhe se të bijës i kanë vendosur emrin e bukur shqiptar Vjosa.
View this post on Instagram
“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!”-shkruan ai në “Instagram”
Kjo gjë ka sjellë në vëmendje edhe aktivizmin dhe lobimin e aktorit për nismën lidhur me kthimin e lumit Vjosa në Park Kombëtar. Ai ka rrëfyer gjithnjë se është rritur pranë atij lumi dhe se e adhuron natyrën. Kjo gjë na bënë të mendojmë se kjo dashamirësi dhe lidhje shpirtërore e aktorit për natyrën dhe lumin Vjosa, lidhet pikërisht me kuptimin e emrit të ve@antë të vogëlushës të sapoardhur në jetë.