MENU
klinika

“Shkoni tek mjeku i familjes”

Fluksi i vizitave në QSUT, mjeku Stroni: Bëhen nga 400 vizita në ditë,

29.01.2022 - 12:08

Mjeku Gent Stroni thotë se fliksi i qytetarëve që kërkojnë shërbim pranë QSUT është rritur, aq sa janë krijuar dhe radhë në ambientet e kësaj Qendre Spitalore. Sipas tij, “Nënë Tereza” është kthyer në një spital që zgjidh problemet e gjithë Shqipërisë.

“Në QSUT është një radhë të e madhe. QSUT është kthyer në një spital që zgjidh problemet e të gjithë Shqipërisë. A do ishte më e mira që të zgjidheshin pranë qendrave të banuara, sigurisht që po. Atje ku ata banojnë të mund të marrin shërbimin maksimal dhe të specializuar por e vërteta është që mjekët ose ky lloj shërbimi ka filluar të ulet në rrethe edhe për shkak të mungesës së specialistëve specifikë. Mjekët kanë një ngarkesë shumë të madhe. Imagjinoni të kesh në ditë 300-400 vizita dhe se si mund të ndihet pas 24 orësh një mjek i shërbimit të urgjencës”, tha Stroni për Ora Neës.

Mjeku këshillon qytetarët duke thënë se mund të marrin shërbim edhe në zonat ku jetojnë, pranë mjekëve të familjes.

“Duhet një ndërgjegjësim i popullatës që ta gjejnë zgjidhjen pranë mjekut familjes. Kjo shërben edhe për rrethet. Do jepte dhe një lloj ç’fryerje të këtyre radhëve që janë krijuar në QSUT. Pandemia tregoi se menaxhimi antibulatorë ka qenë i mirë në një shkallë të lartë sepse pacientët arritën të marrin shërbim në familje. Ka edhe probleme sepse pacientët paguanin medikamentet me buxhetin e tyre, që ishte goxha e lartë. Ky menaxhim s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër”, shtoi Gent Stroni, mjek.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!