MENU
klinika

Rrëshqiti ndërsa hidhte mbeturinat

Gjen vdekjen 61-vjeçari në Elbasan

22.01.2022 - 09:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Njoftohet se një 61-vjeçar ka humbur jetën pasi rrëshqiti ndërsa hidhte mbeturinat te koshi i plehrave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI

Elbasan / Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.