MENU
klinika

“Konsiderohet vend me rrezik të lartë”

Gjermania fut sërish Kosovën në ‘zonën e kuqe’

22.01.2022 - 12:48

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi për Gjermaninë.

Varianti Omikron i virusit Corona ka bërë që gati tre të katërtat e rreth 200 vendeve të botës të kategorizohen si zona rreziku në Gjermani. Tek 136 vendet që janë të vendosura në listën e rrezikut të Institutit Robert Koch, shtohen të dielën edhe disa vende të tjera. Kjo listë reflektohet pastaj tek rekomandimet e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për udhëtimet e kufizimet e udhëtimit nga e drejt këtyre vendeve.

Nga e diela (23.01., 00:00) Kosova renditet sërish në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit. Në këtë listë renditen tani edhe Rumania, Republika e Moldavisë, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia e vende të tjera./DW

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”