MENU
klinika

Qeveria heq dorë nga rekurset!

Gjykata e Lartë lehtësohet me 7 mijë gjyqe më pak

16.01.2022 - 21:19

Kërkesa për ndihmë e Gjykatës së Lartë, e cila gjendet përballë një mali prej 36 mijë dosjesh të pagjykuara ende, duket se e ka shtyrë qeverinë të urdhërojë institucionet që të heqin dorë nga rekurset e panevojshme.

Udhëzimi që hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare orienton institucionet shtetërore për çështjet civile dhe administrative dhe që parashikohet të zbresë nga stoku gati 7 mijë çështje aktualisht në pritje, por edhe të minimizojë fluksin e dosjeve që vijojnë të rekursohen.

Shteti heq dore për ato padi ku qytetari është larguar nga puna dhe që shteti e ka humbur betejën në dy shkallët e tjera, ose procesi vijon ende në gjykatën e lartë. Me kushtin që këto padi dëmshpërblimi të jenë më pak se 40-fishi i pagës minimale në shkallë vendi.

Institucioneve u kërkohet të tërhiqen nga rekurset edhe për çështje ku qytetari kërkon t’i njihet vjetërsia në pune, t’i njihet libreza , listpagesat dhe vërtetimet, shpërblimet për dëmet pasurore dhe kontratktore sërish ku vlera e padisë është më e vogël se 40-fishi i pagës minimale.

Rasti tjetër i dorëzimit të detyruar lidhet me humbjen e shtetit, pasi për çështjet, ka vendime njësuese apo unifikuese nga Gjykata e Lartë.

Institucionet duhet të dorëzojnë kërkesë me shkrim në gjykatën e lartë për heqje dore nga rekursi dhe në rastet kur shteti përfaqësohet nga avokatura, ky institucion detyrohet të shqyrtoje me imtësi çdo rast rekursimi në vazhdim.

Do të negociojë për të zgjidhur krizën brenda selisë blu?

A e njihni Berishën si kryetar të PD-së? Flet zyrtari i lartë i BE

"Nga eksodi, në eksod"

Tirana kryeqytet i Evropës!

“S’ka ecuri pa një opozitë të vërtetë”

Eurodeputeti jep mesazhet për Shqipërinë

E përfshirë në skema korruptive, ministri i Drejtësisë

Manja njofton shkarkimin e drejtueses së Agjencisë së Trajtimit të Pronave (EMRI)