MENU
klinika

Berisha nuk mund të garojë nën logon e PD

Gjykata e Tiranës njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike

25.01.2022 - 22:43

Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha njihet si kryetari i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha i ka dorëzuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vërtetimin e Gjykatës se Partinë Demokratike e drejton ai.

Më herët kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se në garën e 6 marsit, do të regjistrohet kryetari që njeh gjykata.

Vendimi i gjykatës i jep fund pretendimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij se ata përfaqësojnë PD-në zyrtare.

Me këtë vendim Berisha nuk mund të garojë nën siglën dhe logon e PD-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.