MENU
klinika

Tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër

Gjykata lë në burg çiftin nga Vlora

30.01.2022 - 12:24

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për çiftin nga Vlora që tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasit Anisa Hoxhaj dhe Arben Hoxhaj.

Arben Hoxhaj dhe Anisa Hoxhaj ranë në prangat e policisë dy ditë më parë. Ata tentuan të grabisin një argjendari në lagjen e njohur si “Dollari” në Shkodër.

Çifti Hoxhaj u kanë hedhur lëndë djegëse në fytyrë pronarëve të argjendarisë në momentin që kanë hasur kundërshtinë e tyre.