MENU
klinika

Premier League, Java 23

Gol në 93’, Manchester United “kap” Champions

22.01.2022 - 19:00

Manchester United ka marrë ndoshta fitoren më të rëndësishme të sezonit, duke fituar 1-0 në shtëpi kundër Ëest Ham. Një rival direkt i “Djajve të Kuq” dhe tani Ronaldo me shokë janë në vendin e katërt në Premier League.

Cristiano Ronaldo e nisi titullar dhe kësaj herë trajneri nuk e zëvendësoi. Gjithsesi, vendasit vuajtën shumë. Për fitoren mendoi Rashford në minutën e 93-të, një gol me shumë vlera.

Një ngjarje e rrallë ndodhi në Premier League në ndeshjet e orës 16:00. Ndeshja mes Brentford dhe Wolves është ndalur në minutën e 35-të të pjesës së parë nga arbitri. Arsyeja?

Një dron, i paautorizuar, po fluturonte sipër stadiumit, duke krijuar pak siklet mes publikut dhe lojtarët në fushë. Lojtarët arbitri dhe ndihmësit e tij kanë shkuar në dhomat e zhveshjes dhe janë kthyer në fushë pasi droni është larguar.