MENU
klinika

Me finte

Goli më i mirë i vitit, FIFA jep çmimin “Puskas”

17.01.2022 - 20:42

FIFA po shpërndan çmimet më të mira për vitin e kaluar dhe në garë janë shumë vetë. Erik Lamela fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur. Lojtari i Tottenham e mori këtë çmim për golin me finte kundër Arsenalit.

Eduard Mendy është shpallur “Portieri i Vitit”. Gardiani i Çelsit mundi në këtë garë Donnarumaan dhe Neuer. Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Chelsea.

Cristine Sinkel mori “Çmimin Special”, një nderim që jepet për motive të veçanta dhe kontribut shumë të madh si brenda, por dhe jashtë fushe. 38 vjeçarja luan për në Kanadanë dhe për Portland dhe u shpreh shumë e emocionuar për këtë arritje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN