MENU
klinika

Ministria e Jashtme jep udhëzimet

Greqia shtyn masat antiCOVID deri më 7 shkurt

25.01.2022 - 12:53

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

➡️ Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.

OSE
➡️ Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

✅Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike 👉 https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

 

 

✅ Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

ℹ️ Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.