MENU
klinika

“Kërkoi falje nënave të veshura me të zeza!”

Gruaja nga Tropoja ka një apel për Berishën

18.01.2022 - 14:34

Gjatë takimit me Lulzim Bashën, një prej anëtareve të Lidhjes së Gruas Demokrate i bëri apel ish-kryeministrit Sali Berisha t’u kërkojë falje nënave të veshura me të zeza duke i kujtuar firmat piramidale.

Ajo u shpreh se Berisha është e shkuara dhe hallin e “non grata”-s nuk mund t’ia zgjidhë Partia Demokratike.

“I bëj thirrje patriotit tim t’i kërkojë falje nënave të Tropojës të veshura me të zeza. Të gjitha nënave që me një mënyrë apo një tjetër. Me firmat piramidale që u bënë në kohën e tij. Në kohën e moskthimit të pronave janë vrarë gjithë atë djem. Janë gjithë ato gjëra që nuk i arriti në kohën e vet Sali Berisha. Nuk duhet të vinte këtu që të gjuante nënat dhe gratë me gur atë ditë”, tha ajo.

“Ne nuk jemi të lodhura kryetar dhe dua të prek atë shprehjen që the në Fier, e shkuara të shkojë në djall, pasi do shohim përpara. Dua t’i drejtoj dy fjalë Sali Berishës. Ti je shkuara, ti je kohë e perënduar. Hallin e non grata-s nuk ta zgjidh PD dhe populli shqiptar i pafajshëm. Zgjidhe ti dhe na lërë të qetë në hallin tonë dhe të vijmë sa më shpejt në pushtet me PD-në”, vijoi ajo.

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit