MENU
klinika

FSHF: Me prapavijë politike

Hakerat sulmojnë faqen zyrtare të FSHF-së

24.01.2022 - 22:15

Uebi i FSHF-së është sulmuar nga hakerat dhe mbyllur sot. Sipas një njoftimi të FSHF në rrjetet sociale, kjo vjen pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

“Në çastet që po flasim, faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë, pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm.

Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit” – shkruhet në njoftimin e FSHF-së në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryebashkiaku i Tiranës sulmon FSHF-në

Veliaj: Burg për falsifikatorët e futbollit, dy kallëzime

“Shpërdorim detyre dhe vjedhje”

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Armand Dukën