MENU
klinika

Horrori në Kuçovë

Hetimet: Fqinji e mbyti 64-vjeçaren me duar

21.01.2022 - 11:27

Borxhi është bërë shkak për një ngjarje të rëndë në fshatin Kozare në Kuçovë ku 58-vjeçari Fetah Marra vrau mbrëmjen e djeshme fqinjën e tij Fatime Suli dhe pasi e hodhi në kanal gjysmë të zhveshur e mbuloi me gjethe.

Burime bëjnë me dije se si rezultat i autopsisë është arritur në përfundimin se gruaja ka ndërruar jetë nga asfiksia si pasojë e mbytjes me duar.

Pasi e ka vrarë pa iu dridhur qerpiku ai e ka hedhur në kanal 1 km larg banesës së saj, ndërkohë që familjarët e kërkonin prej orësh të shqetësuar.

Pas pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Marra është dërguar para grupit hetimor ku po jep dëshminë e tij ndërsa burimet konfirmojnë se vrasja ka ndodhur për disa para borxh, që Marra i kishte familjes së gruas.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese