MENU
klinika

Ndryshimi?

Hidhen në treg dy kartëmonedha të reja

17.01.2022 - 11:47

Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim dy prerjet e reja të kartëmonedhave 500 dhe 2000 lekë.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Banka njofton se kartëmonedhat e reja kanë të njëjtat motive si ato të mëparshme, por me disa elementë shtesë, si të dizajnit ashtu edhe të sigurisë.

Kartëmonedhat 500 dhe 2000 lekë plotësojnë serinë e prerjeve të reja.

Njoftimi i Bankës së Shqipërisë:

Sot, në datën 17 janar 2022, Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim dy prerjet e radhës së serisë së re të kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, 500 Lekë dhe 2000 Lekë.

 

Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse. Ato pasqyrojnë ndryshime të lidhura me konfigurimin në tërësi të elementeve të shtuara dhe të përmirësuara të dizajnit dhe të sigurisë së kartëmonedhave.

Me këto dy kartëmonedha, Banka e Shqipërisë plotëson hedhjen në qarkullim të serisë së re të kartëmonedhave, e cila përbëhet nga 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë. Kartëmonedhat e reja përdoren si mjete pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve.

Banka e Shqipërisë i inkurajon përdoruesit të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në trajtimin e çdo kartëmonedhe që mbajnë në dorë, për të ruajtur jetëgjatësinë, cilësinë dhe integritetin e tyre.