MENU
klinika

Përmet

I ftohti ndërpret procesin e zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë

15.01.2022 - 12:19

Procesi i zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë në Përmet ka ndaluar përkohësisht këto ditë si pasojë e motit të ftohtë. Një javë më parë specialistët grekë kanë deklaruar tek autoritetet shqiptare se fusha përbri stadiumit të futbollit, ka nën të, eshtrat e gati 1 mijë ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në 1940-1941 të cilat janë të varrosura në varreza individuale.

Për këtë arsye një grup specialistësh grekë në fund të dhjetorit inspektuan territorin që shërben si aneks stërvitjeje për ekipet e moshave dhe përmes teknikes së avancuar lazer identifikuan eshtra të trupave të varrosura në këtë fushe.

Autoritetet vendase kanë venë në dispozicion punonjësit e shërbimeve publike të Bashkisë së Përmetit për të zhvarrosur eshtrat. Gjatë kësaj periudhe janë zhvarrosur eshtrat e 15 ushtarëve grekë. Vështirësitë qëndrojnë tek thellësia e varrosjes së eshtrave pasi janë në një thellësi gati 2.3 metra.