MENU
klinika

“Nuk ka linjë karakteri“

Iliri flet për Beatrix pas daljes së saj

25.01.2022 - 07:36

Beatrix doli nga “Big Brother VIP” të premten pasi ishte në nominim me Einxhel dhe Donaldin. Shkak që ajo të dilte në televotim u bë Arbëri i cili hapi kutinë e Pandorës duke i çuar në nominim të tre.

Ditën e sotme ai dhe Iliri kanë folur rreth daljes së Beatrix duke thënë se nuk do të ishte nominuar asnjëherë në shtëpi, për shkak të miqësisë që ai ka me banorët e tjerë. Iliri theksoi se është i vetmi konkurrent që e ka nominuar Trixën për shkak se ndërhynte herë pas here në debatet me Donaldin.

“Ndoshta Trixa nuk kishte për të dalë kurrë në nominim, sepse të gjithë e krehin nga mëngjesi deri në darkë. Vetëm unë e kam nominuar Trixën. Ndoshta ndonjë banor i ri mund ta nominonte. Unë një herë e nominova Trixën, pas debatit që kisha me Donaldin dhe e pashë që ndërhyri.”-u shpreh ai.

Ndërkohë, ai e cilësoi Beatrix si një nga personazhet që nuk ka bërë lojë, por ka ardhur “për të ndërtuar familje”.

“Është nga ato personazhet që nuk kanë një linjë të vetën të karakterit këtu brenda dhe thjesht nuk nominohet, nuk bën garë, nuk bën lojë, nuk vendos në plan të parë, sepse është e dashura e Donaldit, s’kemi ardh për të ndërtuar familje. Kemi ardhur të tregojmë karakterin tonë.”