MENU
klinika

Si kurrë më parë

Iliri qëndron dorë për dore me Einxhel!

27.01.2022 - 12:23

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, i janë nënshtruar një sfide, ku duhet të caktojnë dënime të ndryshme për njëri-tjetrin.

Një nga këto dënimet ishte që balerini Ilir Shaqiri duhet të qëndronte për tre orë më një nga konkurrentët, i kapur dorë për dore.

Kështu, Donaldi zgjodhi që balerini të kishte Einxhel si partnere në këtë dënim.

“Meqenëse Einxhelin e ke fiksim”, u shpreh ai, duke thumbuar miqësinë e dyshes, e cila është krijuar së fundmi brenda shtëpisë.

Rikujtojmë se grupimi dhe qëndrimi i banorëve brenda shtëpisë ka ndryshuar shumë së fundmi. Konkretisht, Einxhel, edhe pse pati shumë konflikte dhe debat të rënda me Ilirin, duket se kohët e fundit marrëdhënia e tyrë është sheshuar dhe ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët të komunikimit.

Nga ana tjetër, moderatorja dhe Donald Veshaj nuk kanë relata të mira me njeri-tjetrin. Shoqëria e tyre u kris që nga zinxhiri i eleminimeve id isa javëve më parë, ku aktori i humorit nuk zgjodhi të shpëtojë partnerin e Einxhel, Dj Dagz.

“Unë jam natyrë që kur më thyhet besimi, e kam të vështirë të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë. Kam patur një bashkëpunim me Donaldin dhe nuk më ka pëlqyer, fjalët e tij nuk janë fare në koherencë me veprimet. Kur nuk ka dashur të përballet jashtë, nuk përballet tani. Është aq fallco sa brenda dhe jashtë. Nuk di të kërkojë marrëdhënie sentimentale, shoqërore dhe pune.”- ka thënë Einxhel për të.