MENU
klinika

Nuk ishin të pajisur me certifikatë vaksinimi

ISHSH ndalon 4 zyrtarë në Gjirokastër të hyjnë në zyrë

07.01.2022 - 13:51

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror nuk ka lejuar sot hyrjen në zyrë të katër punonjësve të administratës publike në qytetin e Gjirokastrës.

Ky veprim vjen në kuadër të zbatimit të urdhrit në fuqi nga qeveria shqiptare për vaksinimin e punonjësve të administratës publike, ose paraqitjen e një testi PCR çdo 5 ditë për të aksesuar në vendin e punës.

Te katër punonjësit rezultonin të ishin të pa pajisur me certifikatë vaksinimi, pa test PCR negativ, pa shënim nga mjeku i familjes, si dhe pa shënim nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor.

ISHSH informon se kontrolle të tilla po shtrihen në të gjithë territorin e qarkut për të mbikqyrur zbatimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.