MENU
klinika

Ja çfarë ka parashikuar qeveria

Italia me “superpasaportë të gjelbër” për udhëtarët

11.01.2022 - 09:51

Udhëtarëve italianë u kërkohet nga e hëna të tregojnë certifikatën e vaksinimit e njohur si “superpasaporta e gjelbër” dhe të mbajnë një maskë mjekësore specifike për ta përdorur në transportin publik.

Ky certifikim është i rezervuar për ata që janë të vaksinuar plotësisht ose që janë shëruar nga COVID-19 së fundmi. Lejekalimi është po ashtu detyrim për të hyrë në hotele, palestra dhe pishina.

Të mërkurën, Qeveria italiane ka aprovuar masën që u kërkon njerëzve më të moshuar se 50 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi vendi po përballet me rekorde të reja ditore nga infeksionet me variantin Omicron.

Diku rreth 78% e popullsisë së Italisë është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit, që mund të shkaktojë COVID-19.