MENU
klinika

Pas eleminimit të Dagz

“Je i neveritshëm”, agravon debati mes Einxhelit e Donaldit

22.01.2022 - 08:36

Eleminimi i Dagz, pasi ai doli në nominim përballë Einxhelit si pasojë e një zinxhiri shpëtimesh, ka krijuar një situatë të tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe jo vetëm. Einxhel ka shprehur zhgënjim nga Donaldi dhe Beatrix që nuk shpëtuan Dagz por zgjodhën respektivisht Tanin dhe Egzonën. 

Teksa duket se marrëdhënia mes të treve është ndërprerë, ata e kanë diskutuar edhe gjatë spektaklit të sotëm.

Sipas Donaldit, Einxhel ka një agresivitet të pashpjegueshëm, dhe ka ndryshuar shumë që nga dita e parë.

“Kam parë një Einxhel në fillim, kam parë një Einxhel me Dagz dhe kam parë një Einxhel krejt ndryshe nga fillimi”, tha Donaldi.

Sakaq, moderatorja përsëriti zhgënjimin nga ata, sidomos nga ata që qanin e i thonin Dagzit që do dilnin me të, referuar dukshëm Trixës.

Teksa Donaldi e quajti “të ve” e tha që bën “sikur i ka vdekur burri”, Einxhel e quajti të neveritshëm. Në debat ndërhyri edhe këngëtarja, mirëpo moderatorja tha se ajo as vetë nuk e di se Donaldi mund ta ketë përdorur edhe atë.

“Ti ku e di, ai edhe ty mund të të ketë përdorur”, tha Einxhel, që e la Trixën shumë të çuditur.

Sakaq, Dagz nga studio tha se nuk priste asgjë nga askush, as nga Donaldi. Ai tha se jashtë mund të jetë mik me këdo, pasi gjërat ndryshojnë brenda dhe jashtë, dhe në shtëpi të gjithë janë të fokusuar në lojë.