MENU
klinika

Habit Demi Lovato!

Jep njoftimin për muzikën e re me anë të një funerali

23.01.2022 - 13:37

Demi Lovato organizoi një “funeral” për karrierën e saj të muzikës pop dhe njoftoi se do të nis të shkruajë muzikë në rrymën punk rock.

Lovato postoi një foto të enjten mbrëma në llogarinë e saj të “Instagram” duke treguar gishtin e mesit përkrah një grupi njerëzish, duke përfshirë menaxherin e saj, Scooter Braun.

“Një funeral për muzikën time pop”, ka shkruar ajo mbi foto.

Këngëtarja e “Confident” postoi gjithashtu “story” të shumta në rrjete sociale duke na treguar pak nga tingujt e rinj që do ta shoqërojnë këngëtaren në projektet e saj të reja muzikore.

“Ju nxirrni çfarëdo muzike që dëshironim dhe kur të doni, thyeni rregullat”, u tha këngëtares një nga kolegët e Braun, ndërkohë që pjesa tjetër bërtitën të emocionuar në fund.

Lovato ndau dy video duke redaktuar atë që duket të jetë një këngë e re që përfshinte tekstin, “Get your tickets to the freak shoë baby, step right up to ëatch the freak go crazy.”

Rikujtojmë se Demi është përfolur gjatë për “çmendurirat” e saj, që nga eksperimentimet me flokët, deri te tatuazhi i saj i fundit në kokë, dedikuar “Gjyshes Merimangë”.

“Ishte gjyshja merimangë ajo që na mësoi shumë gjëra”, ka shkruar ajo për kuptimin e tatuazhit. “Ajo na mësoi rreth qeramikës dhe thurjes. Ajo na mësoi për zjarrin, dritën dhe errësirën. Ajo na mësoi se ne jemi të gjithë të lidhur në një rrjet – secili prej nesh ka vendin e vet në këtë